Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë
Publikuar:
(16.08.2024 19:29:19)
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Sipas vendimit të presidentes është caktuar data 9 shkurt 2025.
Më 31 korrik, Osmani ftoi të gjitha partitë parlamentare në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Në këtë takim nuk mori pjesë kreu i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.
/Shqip.com