Sport Ndërkombëtar

LAJMI I FUNDIT: Lionel Messi nuk vazhdon me Barcelonën

Lionel Messi

Epoka e Lionel Messit te Barcelona tashmë edhe zyrtarisht ka marrë fund, shkruan Shqip.com.

Ky lajm është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi katalanas, ku kanë njoftuar se Messi nuk do të nënshkruaj kontratën e re me ta.

“Pavarësisht se klubi dhe lojtari arritën një marrëveshje dhe synimet e tyre ishin të qarta për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodh për shkak të pengesave financiare dhe strukturore”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Si rezultat i kësaj situate, Barcelona do të ndërprej bashkëpunimin me Messin.

Lionel Messi ka qenë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës që nga sezoni 2004/05, ku bëri debutimin e tij në LaLiga në ndeshjen kundër Espanyol më 16 tetor 2004.

Që nga debutimi i tij me klubin e deri te ndarja e bashkëpunimit me ta, Messi është lojtari më i suksesshëm në historinë e katalanasve.

Gjatë 17 viteve në klub, Messi ka arritur të shënoi 474 gola në 520 ndeshje garuse për ta, duke arritur të fitoi çdo trofe të mundshëm, mes tyre regjistron edhe dy tripleta, të fituara në vitin 2009 dhe 2011./Shqip.com