Lajme të mira për Kosovën, nuk ka fitues në “Windsor Park”

Kosova dhe Greqia janë favoritët absolut të grupit C, e kjo u konfirmuar edhe më tej, pas barazimit të Irlandës së Veriut me Qipron.
Ndeshja e zhvilluar në “Windsor Park” përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.
Qipro pati kontrollin e rezultatin në pjesën më të madhe të ndeshjes, por në fund Irlanda e Veriut bëri një rikthim të papritur.
Sulmuesi, Andronikos Kakoullis dukej se do të ishte heroi i mysafirëve, pasi shënoi dy gola, për t’ia dhënë epërsinë e dyfishtë skuadrës së tij.
Ai e zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të, kurse për 2 me 0 shënoi në minutën e 51-të.
Kur dukej se fitorja e Qipros ishte e pashmangshme, Irlanda e Veriut gjeti një fije shpresë.
Paddy McNair shënoi për të ngushtuar rezultatin në minutën e 71-të.
GOALLL! Paddy McNair! 1-2. #GAWA pic.twitter.com/ZyRGKrABQ7
— Northern Ireland (@NorthernIreland) June 12, 2022
Derisa një pikë vendasit e rrëmbyen në minutat e fundit të ndeshjes, kur Jonny Evans gjeti golin e barazimit.
GOOAALLL! Jonny Evans with the equaliser! 2-2. #GAWA pic.twitter.com/83SVGMRkXI
— Northern Ireland (@NorthernIreland) June 12, 2022
Vetëm disa minuta më pas Qipro rimori epërsinë, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.
Tani Irlanda e Veriut dhe Qipro gjenden në dy vendet e fundit në grup, me nga dy pikë, katër më pakë se Kosovova e shtatë mbrapa Greqisë.
“Dardanët” do tu duhet ë marrin një rezultat pozitiv në Greqi, të dielën, për të mbajtur gjallë shpresën për të kaluar grupin.

Kujtojmë që vetëm kombëtarja që renditet e para në C2 do të shkojë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve./Shqip.com