Lajme

Lajçaku takon Begajn: I vlerësoj pikëpamjet mbi dialogun Kosovë-Serbi

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Shumë i gëzuar që takova presidentin shqiptar, Bajram Begaj. I vlerësova pikëpamjet e tij mbi rajonin, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe atë që do të pasojë në integrimin evropian të rajonit. Pres të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

/Shqip.com