Lajme

Lajçak tregon se çka diskutoi sot me Kurtin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak është takuar gjatë ditës së sotme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Në një konferencë për media pas takimit, Lajçak ka treguar se çfarë është diskutuar në drekën e punës me Kurtin.

“Vizita e sotme është në kuadër të përpjekjeve diplomatike që të ketë progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë duke u bazuar në propozimin e Bashkimit Evropian. Kjo është vizita ime e dhjetë që nga shtatori dhe sigurisht që ne diskutuam për propozimin dhe për takimet konstruktive të nivelit të lartë midis kryeministrit  Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Lajçak tha se po punojnë që të sjellin në një takim konstruktiv, Kurtin dhe Vuçiqin.

Në diskutuam gjithçka çfarë është në propozim dhe diskutuam lidhur me atë se çfarë është prezantuar me 9 shtator. Duke u bazuar në këtë propozim në do ti sjellim dy liderët për një takim konstruktiv. Me duhet ta përsërisë së u potencua se të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut duhet të zbatohen

Tutje, Lajçak tha se vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd për tu takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

/Shqip.com