Lajme

Lajçak takohet me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Dialogu Kosovë-Serbi ishte tema kryesore e takimit midis Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter.

“Faleminderit Miroslav Lajcak, për një tjetër diskutim të thelluar për Ballkanin Perëndimor. Mbështetni plotësisht përpjekjet tuaja për dialogun Beograd – Prishtinë dhe bisedimet për normalizimin. Ne kemi nevojë për ulje të përshkallëzimit dhe angazhim konstruktiv”, ka shkruar Schallenberg.

Lajçak gjatë këtyre ditëve qëndroi në Beograd dhe në Prishtinë ku zhvilloi takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

/Shqip.com