Lajme

Lajçak publikon foto nga takimi Bislimi-Petkoviç, tregon për çfarë po bisedohet

Kosova dhe Serbia po vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e targave.

Në këtë takim Kosova po përfaqësohet nga ana e Besnik Bislimit ndërsa pala serbe nga ana e Petar Petkoviç.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka publikuar foto nga takimi dhe ka treguar se çfarë po bisedohet në këtë takim.

“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim” ka shkruar Lajçak.

Kosova dhe Serbia edhe gjatë ditës së hëne kanë mbajtur takim lidhur me këtë çështje por nuk kanë arritur të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje.

/Shqip.com