Lajme

Lajçak pas takimit me liderët opozitarë, thotë se u kërkoi mbështetje për dialog

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me liderët e partive opozitare, tha se këtyre të fundit u ka kërkuar mbështetje për procesin e dialogut.

Para mediave, pohoi se takimet me partitë opozitare kanë qenë konstruktive.

“Kërkova mbështetje për dialog, pasi arritja e një marrëveshje përfundimtare është në të mirën e Kosovës. Partitë opozitare kanë eksperiencë në dialogun, dhe për mua ishte e rëndësishme të dëgjoj mendimin e tyre”, deklaroi Lajçak.

“Po ashtu besoj që do të jenë konstruktiv. I konsiderojë këto takime shumë të rëndësishme dhe jam i kënaqur me rezultatet”.

Lexo edhe:
Krasniqi: UÇK-ja s’ka arkiva, po shkaktohen konfuzione

Gjatë ditës, Lajçak është takuar me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, si dhe Ramush Haradinajn nga Aleanca për Ardhmëërinë e Kosovës./SHQIP.com