Lajçak pas takimit me Kurtin: U pajtuam që procesi për normalizim të vazhdojë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se janë pajtuar që të ecin para për të shtensionuar situatën në veri.
Lajçak, tha se takimi ishte i gjatë dhe shumë i rëndësishëm.
“Ka një dakordim për tre pikat nga BE-ja, që duhet të ndiqen: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në për depërshkallëzimin e situatës. Mirëpo, duhet që ende të diskutojmë për hapat konkretë”
“Takimi ishte i gjatë dhe shumë i rëndësishëm, Ai ka ndarë qëndrimet e tij, unë të mijat. Por, ishte i rëndësishëm për të na ndihmuar që t’i kuptojmë qëndrimet më mirë dhe u pajtuam që procesi duhet të vazhdojë”, tha Lajçak.
I pyetur se nëse do të ketë sanksione edhe për Serbinë, Lajçk u shpreh se BE është e gatshme për një gjë të tillë.
“BE-ja e ka bërë të qartë se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë, do të zbatohen nëse kuptohet se Serbia s’po vepron me kërkesat e BE-së. Është vendim i shteteve anëtare. Do të jem Beograd nesër. Dëshira ime është të mos kemi sanksione ndaj Kosovës e Serbisë. Dëshira ime është të mos kemi sanksione e të kemi dy palët në Bruksel e të negociojnë si të zbatojnë marrëveshjet”, u shpreh ai.
/Shqip.com