Lajçak me Kurtin “bisedë të thellë”, me Vuçiqin “bisedë të detajuar e të gjatë”

“Bisedë të gjatë dhe të detajuar”.
Kështu e ka cilësuar Miroslav Lajçak takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Tëitter.
In continuation of my discussions on the way forward in the EU-facilitated Dialogue, I had a long and detailed conversation with President of Serbia @predsednikrs @avucic. A lot to follow up on after my meetings this week. pic.twitter.com/4M2WE3qs7u
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 23, 2021
Të hënën Lajçak është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Bisedën me Kurtin, emisari evropian e ka cilësuar si “të thellë”.
Çfarë tha Lajçaku pas takimit me Albin Kurtin.

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale të dialogut”, ka thënë emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Tëitter, Lajçak tregoi se ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të hënën.
Tutje, Lajçak u shpreh se kanë biseduar edhe për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak./SHQIP.com
In Vienna today, I had an in-depth discussion with Prime Minister of Kosovo @albinkurti about the current state of play and way forward in the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/9LnAtNxc53
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 22, 2021