Lajçak flet për asociacionin me Petkoviçin, gjatë javës edhe me Bislimin
Publikuar:
(11.12.2023 20:58:33)

I dërguari i BE-së për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka takuar shefin e delegacioni të Serbisë për bisedime, Petar Petkoviç.
Në këtë takim, ai ka thënë se është biseduar për asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç, fola për draftin e BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim dhe obligimet tjera”, ka shkruar Lajçak.
Ai ka thënë se diskutimet me palën kosovare do të bëhen nga fundi i kësaj jave.
/Shqip.com