Labinot Tahiri shpërblen punëtorin që iu rrezikua jeta

Gentian Qamaj është banori nga fshati Sopi, i Komunës së Suharekës të cilit iu rrezikua jeta nga mjetet plasëse në mbeturina si punëtor i kompanisë “Ekoregjioni”.
Pas mbështetjes së kryetarit të Komunës Bali Muharremaj, i cili ndau mirënjohje për Qamën, edhe Labinot Tahiri nuk ka hezituar ta shprehë gatishmërinë për ndihmë ndaj Gentit.
“Këtë djalin, po e shpërblej me një udhetim në Turqi me familje ose një dhuratë nga unë dhe dora e shqiptarëve vlerë prej 500€.
Puna që bën ky djal dhe shumë si ky duhet me pas shumë moral, e ky zotëria e ka.
Zoti të dhuroftë shumë të mira në këtë jetë.
Parat do ti marrësh nesër të dhuruara nga mbrëmja ime që e kam sonte në Prishtinë.
Jo që unë jam multi-milioner, por shpërblimi dhe motivimi kur bëjmë punë me drejtësi duhet të shpërblehen e jo të injorohen.
Labi, Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi në postimin e tij në instagram.
Genti kishte postuar një status në profilin e tij në ‘facebook’, ku ka treguar se si i është rrezikuar jeta teksa tha se edhe është kërcënuar nga pronari i shtëpisë që e kishte hedhur në mbeturina mjetin plasës.
“Sod ne fshatin Sopih ne orar te punes un si puntor I kompanis EKORIGJION lendohem dhe as kush nuk merr masa dhe pronari shtepis ben kerrcnim une po paguj 4.euro”, pati shkruar ai./Shqip.com
