Rozë

Labi reagon pas lirimit të masave për gastronominë

Labinot Tahiri, këngëtar

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka njoftuar të hënën për lirimin e masave kundër Coronavirusit në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë, njofton Shqip.com.

Nga e mërkura, orari do të zgjatet deri në orën 01:00 pas mesnate, ndërkaq në hapësirat e mbyllura do të lejohen deri në 300 persona.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit dhe humanistit Labinot Tahiri, i cili njëherësh njihet si një ndër kritikuesit më të mëdhenj të Qeverisë për masat antiCOVID-19.

“Urime dhe shpresoj shumë që edhe diskotekat do të fillojnë punën sepse edhe ata pronarë janë dëmtuar shumë. Një qeveri me përgjegjësi të plotë. Nuk ben dhe nuk e do Zoti qe dikush te punoje e dikush edhe pse ka oferta te demtohet.

Me krenari kam paguar dhe ia pagauj shtetit tim tatimet. Kur te ndalet le te ndalet per te gjithe, kur te fillohet puna le te filloje per te gjithe. Labi, Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar këngëtari./Shqip.com