Sport Ndërkombëtar

La Lakers të pafuqishëm ndaj Chikago Bulls

Chikago Bulls

Mungesa e LeBron James ishte jetike te Los Angelos Lakers, në derbin qe e zhvilluan në udhëtim ndaj Chikago Bulls.

Në këtë takim, Bulls ishin më kërkues gjatë tërë kohës dhe në fund triumfuan me rezultat 121-103, shkruan Shqip.com.

Basketbollistët më të dalluar në këtë fitore të ekipit vendas ishin, DeMar DeRozan me 38 pikë, gjashtë asistime dhe tre kërcime dhe Lonzo Ball me 27 pikë, me tetë asistime dhe nëntë kërcime.

Ndërsa, në anën tjetër, te Lakers performancë të mirë në këtë takim pati, Talen Horton-Tucker, i cili realizoi 28 pikë, dy asistime dhe gjashtë kërcime.

Për Chikagon kjo ishte fitorja e dhjetëë në 14 ndeshje të zhvilluara në këtë sezonë në NBA. Ata gjenden në pozitën  e dytë të konferencës lindore,  ndërsa liderë janë Washington Wizards.

Bulls Acquire DeMar DeRozan | Chicago Bulls
DeMar DeRozan

Në anën tjetër, La Lakers nuk po arrijnë asesi që të kenë vazhdueshmëri të rezultatve pozitive.

Për ta, kjo ishte humbja e shtatë në këtë kampionat, ndërsa kanë edhe tetë fitore.

Pas 15-të ndeshjeve të zhvilluara, ata gjenden në vendin e shtatë të konferencës perëndimore, ky lider të padiskutueshëm janë Golden State Warriors – që janë mposhtur vetëm dy herë deri më tani./Shqip.com