Kylie Jenner dhe Travis Scott ndryshojnë emrin e djalit

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur të ndryshojnë emrin e djalit të tyre të porsalindur.
24-vjeçarja bëri një njoftim në InstaStory të hënën(21 mars) duke zbuluar se djali i saj, i lindur muajin e kaluar, nuk do të quhet më Wolf.
“Sa për informacionin tuaj emri i djalit tonë nuk është më Wolf”, shkroi Kylie, duke iu referuar fëmijës së saj të dytë me partnerin Travis Scott.
“Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte ai. Thjesht doja ta ndaja sepse vazhdoj ta shoh emrin Wolf kudo”, shtoi ajo.

Nëna e dy fëmijëve nuk bëri të ditur emrin e ri të foshnjës së saj, apo nëse emri i tij i mesëm Jacques po ndërrohet gjithashtu, shkruan People.
Njoftimi i saj erdhi vetëm disa orë pasi Kylie shfaqi premierë një video të re në YouTube kushtuar të porsalindurit të saj, të titulluar “Për djalin tonë” (To Our Son).

Kujtojmë që Kylie dhe Scott, të cilët janë takuar vazhdimisht që nga Coachella 2017, janë gjithashtu prindër të vajzës 4-vjeçare Stormi.
Miliarderja solli në jetë vajzën Stormi më 1 shkurt 2018, pas një shtatzënie shumë të fshehtë./SHQIP.com