Rozë Ndërkombëtar

Kylie Jenner dhe Travis Scott bëhen prindër për herë të dytë

Travis Scott dhe Kylie Jenner

Mbrëmë, miliarderja më e re e Hollywoodit, Kylie Jenner, me një post në Instagram konfirmoi se kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Ajo postoi një foto me dorën e foshnjës e cila menjëherë u shpërnda në rrjetet sociale.

Sipas përshkrimit të fotos ku shihet një emoji i një zemre të kaltër, fansat konfirmuan se gjinia e foshnjës është djalë.

Ai është lindur me 2 shkurt 2022, një ditë pas ditëlindjes së vajzës së madhe të Kyliet, Stormi.

Pas këtij lajmi, fansat dhe shoqëria e reperit dhe modeles dhanë urimet e tyre në foton e postuar nga modelja. /SHQIP.com