Sport Ndërkombëtar

Kylian Mbappe është në listën e transferimeve të kësaj skuadre angleze

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe mund ta vazhdojë karrierën e tij në Premier League, shkruan Shqip.com.

Pas interesimit të Real Madridit për ta transferuar francezin në “Santiago Bernabeu”, garës për të së fundmi i është futur edhe Manchester United.

“ESPN” raporton se trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer po planifikon që ta transferoj 22-vjeçarin verën e vitit të ardhshëm.

Përveç interesimit të Real Madridit, në garë për sulmuesin tash e sa kohë është edhe Liverpool, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi më cilësor.

Siç raportojnë mediat franceze, Mbappe do të qëndroi në Paris deri në verën e vitit të ardhshëm, atëherë edhe kur i skadon kontrata aktuale me ta, për tu larguar pastaj si lojtar i lirë.

Të gjitha raportimet e fundit yhonë se ylli francez pritet t’i bashkohet “Los Blancos” në rast se jo këtë verë, atëherë verën e ardhshme ai do të jetë madrilieni i ri. /Shqip.com