Rozë

Ky është reagimi i Genta Canës pas eleminimit të Granitit

Fifi, Genta dhe Granit Cana

Në spektaklin e mbrëmshëm (e premte ) të Big Brother VIP, u eliminua Granit Cana.

Rrugëtimi i tij brenda shtëpisë përfundoi pas më shumë se një muaji qëndrim, dhe ishte ndër banorët e parë që kishte hyrë në spektakël.

Por, pasi që u pyet nga Arbana në lidhje me largimin, ai u shpreh i lumtur për shkak të mallit për familjen dhe shoqërinë.

Mesa duket e lumtur është edhe motra e Granitit, prezantuesja e njohur Genta.

“Bravo Granit. Mbaroi më në fund” – është shprehur ajo.

Më e mërzitura nga dalja e Granitit ishte Fifi që ka shpërthyer në lotë, pasi që nuk priste daljen e tij.

Të nominuarit bashkë më Granitin ishin Iliri, Sarah dhe Monika, ku kjo e fundit u përfol që do të dilte, por që nuk ndodhi./SHQIP.com