Ky është përfaqësuesi i Qeverisë në takimin e ftuar nga Ambasada

Shefi i Stafit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Luan Dalipi do të përfaqësojë Qeverinë në takimin e thirrur nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Këtë për Shqip.com e ka konfirmuar Përparim Kryeziu- zëdhënës në Qeverinë e Kosovës.
“Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili do të marrë pjesë nesër në takimin e ftuar”, ka thënë Kryeziu.
Pjesëmarrjen për takimin e nesërm e kanë konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Po ashtu pjesëmarrjen në takimin e nesërm e kanë konfirmuar për Shqip.com edhe nga zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërsa sot, Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në bashkëpunim me Evropian Institute for Peace (EIP), kanë prezantuar sot draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
/Shqip.com