Lajme

Ky është moti për sot

Moti në Kosovë.

Kryesisht mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu do të ketë të dielën, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, shi me intensitet mesatar deri të lartë do të ketë në Gjakovë, Junik dhe në zonat përreth këtyre dy vendeve.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin mes 3 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet mes 8 deri 9 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Shi me intensitet mesatar deri të lartë pritet në Gjakovë, Junik dhe zonat për rreth këtyre dy vendeve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim./SHQIP.com