Sport Ndërkombëtar

Ky do të jetë kapiteni i Barcelonës pas largimit të Messit

Kapitenët e Barcelonës

Pas largimit të Lionel Messit, Barcelona ka përcaktuar hierarkinë sa i përket shiritit të kapitenit për sezonin e ardhshëm, shkruan Shqip.com.

Klubi ka vendosur që këtë status të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes ta ketë, Sergio Busquets.

Pas tij, shiritin do ta mbajnë edhe Gerard Pique, Sergi Roberto dhe Jordi Alba.

Mesfushori spanjoll ishte nënkapiten sezonin e kaluar, derisa ai mund ta vesh shiritin në krah në ndeshjen e javës së parë në LaLiga të dielen e ardhshme kundër Real Sociedad.

Ndeshja e parë e klubit katalanas për edicionin 2021/22 do të luhet në “Camp Nou”, me një numër të kufizuar tifozësh.

Në përputhje me dispozitat e lëshuara nga autoritetet shëndetësore në Spanjë, tempulli katalanas nuk mund të mbushet më shumë se 30 përqind e kapacitetit të saj, ose më saktësisht 29.803 tifozë./Shqip.com