Ky ajet nga Kurani u lexua në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës
Publikuar:
(20.11.2022 16:25:27)

Sot (e diel), 20 nëntor, do të fillojë ngjarja më e madhe sportive në botë, Kupa e Botës, e cila zhvillon edicionin e 22-të në Katar, shkruan Shqip.com.
Pritjes i erdhi fundi dhe tashmë është radha për Kupën e Botës, të parët që zhvillohet në Afrikë dhe të parën në stinën e vjeshtës.
Në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës u lexua edhe një ajet kuranor.
“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur, e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”, ishte ajeti kuranor i lexuar në ceremoninë hapëse.
/Shqip.com