Kuvendi të martën me seancë të veçantë për 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Publikuar:
(01.03.2024 13:35:46)

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të martën Kuvendi do të mbajë seancë të veçantë.
Kjo seancë, e cila nis me fillim nga ora 10:00, mbahet për nderë të 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veç kësaj, Kryesia e Kuvendit u dakordua që më 7 mars në ora 10:00 të ketë seancë me disa pika të rendit të ditës.

/Shqip.com