Kuvendi të enjten mban seancë plenare
Publikuar:
(12.06.2023 15:57:42)

Të enjten Kuvendi do të mbajë seancë plenare.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot në orën 13:00, nuk u mbajt në mungesë të kuroumit.
Megjithatë, siç thuhet në njoftim, në bazë të vendimit të seancës së kaluar, Kuvendi do të mblidhet në seancë të enjten, më 15 qershor në orën 11:00.
Kuvendi mblidhet për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158.
Si dhe do të vijohen dhe shqyrtohen pikat e rendit nga seancat e papërfunduara.
/Shqip.com