Kuvendi përzgjedh anëtarin joekzekutiv në Bordin e BQK-së
Publikuar:
(01.07.2022 12:35:17)

Kuvendi i Kosovës ka përzgjedhur anëtarë joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës, Nexhat Kryeziun.
Ky vendim është marrë me 72 vota pro nga deputetët e legjislativit, përmes votës së fshehur.
Ndërsa, kundër kandidatët, Lulzim Ismajli mori vetëm 5 vota, Nora Raci 1 votë, ndërsa Esida Bujupi zero vota.
Krahas kësaj, Kuvendi formoi edhe Komisionin Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë.
Ndryshe në rend të ditës është edhe shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë./SHQIP.com