Lajme

Kuvendi nuk miraton raportin vjetor të punës së RTK-së për vitin 2020

Kuvendi i Kosovës.

Me 62 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës së Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2020, njofton Shqip.com.

Në seancën e sotme plenare që është vazhdimësi e asaj të së mërkurës, mosmiratimi i këtij raporti, Kuvendit i është rekomanduar nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në vazhdin në rend dite është edhe shkarkimi i Bordit të RTK-së.

Në ndërkohë, rend i ditës së sotme është edhe shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni dhe zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. /Shqip.com