Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për krizën energjetike

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të martën në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen emergjente për krizën energjetike në vend.
Mbi 40 nënshkrime janë mbledhur për caktimin e kësaj seance nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Seanca do të mbahet nga ora 11:00.
“Rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, deputetët janë thirrur për seancë të jashtëzakonshme nesër”, ka thënë Ilir Kerçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Vendimi parasheh themelimin e një Komiteti Teknik Emergjent me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve te Ministrja e Ekonomisë./SHQIP.com