Kuvendi nesër mban seancë, hidhet në votim rezoluta për pagat në sektorin publik

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë seancë, të mërkurën e 26 janarit.
Në rend të ditës do të jenë pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.
Në kuadër të tyre është votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.
Për herë të fundit, më 14 dhjetor 2021, projekt-rezoluta e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk u hodh në votim pasi kishte mungesë të kuorumit.

Më 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shfuqizuar Ligjin për Pagat.
Sipas Gjykatës, Ligji për Pagat në Sektorin Publik, në tërësinë e tij, nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese zyrtarët publikë nuk do t’i marrin pagat e rritura sipas Ligjit që ishte miratuar më 2019./Shqip.com