Lajme

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Projektiligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2022.

Gjithashtu, në seancën e të enjtes deputetët i miratuan edhe tri marrëveshje ndërkombëtare me Slloveninë.

Marrëveshja me Slloveninë ka të bëjë me zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale, mbi ekstradimin dhe për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.

Pozitë dhe opozitë miratuan edhe Projektligjin për aderimin në marrëveshjen për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për personat e zhdukur.

Kuvendi miratoi edhe deklaratën për antisemitizmin.

/Shqip.com