Kuvendi mban seancë të re të enjten
Publikuar:
(03.05.2023 14:00:43)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se të enjten do të ketë seancë të re.
Ai ka kërkuar nga të gjitha partitë konsensus për miratimin e rregulloreve që kanë të bëjnë me punën e Kuvendit.
“E mbajtëm këtë mbledhje të Kryesisë, por kësaj radhe më shumë i kushtuam rregulloreve të cilat i kemi shumë të rëndësishme për funksionalizimin e Kuvendit dhe reformat që jemi duke i bërë. Tri nga këto rregullore kaluan, një nuk kaloi, por mbetet që të arrijmë një konsensus mundësisht në javën e ardhshme, dhe këto janë shumë të rëndësishme”, tha Konjufca, raporton EO.
Sot Kuvendi është mbledhur për t’i diskutuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
/Shqip.com