Lajme

Kuvendi i Shqipërisë ndëshkon në bllok 24 deputetë të PD/  “Etika” përjashton me 60 ditë 3 deputetë të PD, zbulohet “dënimi” edhe për të tjerët

Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës në parlament, u vendos që deputetët e PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati të përjashtohen nga seancat plenare për 60 ditë.

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë.

Për pjesën tjetër, 20 deputetë, u mor vendimi për përjashtimin 40-ditor nga seancat plenare.

Kujtojmë se ky vendim vjen pas kërkesës së grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore për 24 deputetë të PD, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e hënë, dhe djegiien e karrigeve.

/Shqip.com