Kush janë futbollistët më të shtrenjtë – në Superligën e Kosovës?
Publikuar:
(03.08.2022 20:16:27)

Që nga pranimi në FIFA – në vitin 2016, anash cilësisë – në Superligën e Kosovës është rritur edhe vlera e futbollistëve.
Por, kush janë pesë futbollistët më të shtrenjtë në Kosovë?
Sipas “Transfermarkt”, sulmuesi i FC Ballkanit, Ermal Krasniqi dhe mesfushori i KF Llapit, Franciso Rivera – vlejnë nga 350 mijë euro.

Të dy – ishin ndër më meritorët në sezonin e kaluar – në arritjen e objektivave nga skuadrat përkatese.
Teksa – nga 325 mijë euro – vlejnë Marko Simonovski e Rron Broja – të Dritës dhe Ilir Krasniqi i Llapit.
Këto çmime janë edhe një dëshmi – se futbolli Kosovar është duke avancuar, ani pse problemet infrastruktore vazhdojnë të jenë prezente. /Shqip.com