Kush ia mori zemrën Klajdit?
Publikuar:
(12.05.2023 17:53:24)

Klajdi Haruni është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan momentet më të bukura me fansat e tij. Por sa i përket jetës private këngëtari është shumë i rezervuar.
Së fundmi ai ka vendosur të zbulojë një detaj të vogël i cili na bën të mendojmë se dikush i paska “vjedhur” zemrën atij.

Klajdi Haruni ka ndarë një foto në Instastory, nga ishujt tropikalë, ku shihet dora e të dashurës së tij, shoqëruar me një zemër. Mbetet që këngëtari të zbulojë në vijim emrin apo edhe detaje të tjera për lidhjen e tyre.
/Shqip.com