Rozë

Kush është modelja shqiptare që mori vëmendjen e reperit Tyga?

Reperi me famë botërore, Tyga siç duket qenka magjepsur nga bukuria e modeles së njohur shqiptare.

Flasim për modelen Anisa Mukaj, e cila me postimet e saj atraktive i ka rënë në sy edhe reperit të famshëm.

Së fundmi reperi ka publikuar në InstaStory video të fansave që publikojnë video duke vendosur në sfond këngën e tij dhe mes tyre reperit duket se i ka rënë në sy modelja e njohur shqiptare, Anisa Mukaj.

Ai ripostoi videon e modeles ku shfaqej para pasqyrës e veshur me bikini të kuqe, ku nxjerr në pah format e saj perfekte trupore.

Mirëpo përveç kësaj, duket se Tyga e ka pëlqyer goxha Anisën dhe e ka shtuar bukuroshen në listën e tij të ndjekësve në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që reperit ti bien në sy vajzat tona shqiptare, rikujtojmë se rreth dy vite më parë, reperi i bëri reply në Instagram këngëtares shqiptare Rina Balaj duke i dërguar disa emoji me flakë në foton që ajo e kishte publikuar./Shqip.com