Lajme

Vëzhgimi/ Kush është inspektori i Tatimeve që “turpëron shtetin shqiptar”

Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar para disa muajsh me biznesin, premtoi se niveli i administratës tatimore do të çohet në një tjetër nivel, ku nuk do të ketë me inspektorë nëpër biznese, por kjo do të bëhet me inteligjencë artificiale.

Nga Elbasani ku prezantoi planin e paqes fiskale, Rama u shpreh se në jo pak raste inspektorët “na turpërojnë”, por kritika kishte edhe për bizneset, që sipas tij nuk i denoncojnë.

“Jo pak raste ata inspektorët na turpërojnë. Edhe ju keni atë stilin tuaj, që asnjëherë nuk preferoni t’i denonconi, por t’i mëkoni nga pak, se kjo puna juaj është si bashkëvajtuesi dhe bashkëfajtorë”, tha Rama në atë kohë.

Dhe kryeministri ka goditur në shenjë, pasi një nga inspektorët e tatimeve që po turpëron shtetin është Elton Karapici.

Ky i fundit është një nga inspektorët e tatimeve më të denoncuar nga biznesmenët në e-mailin e kryeministrit Edi Rama dhe dritare të tjera, për shpërdorimin e funksionit publik dhe gjobave ndaj biznesit përmes veprimeve arbitrare, kontrolleve abuzive dhe fabrikimit të gjetjeve, me qëllim për të mbledhur kuotën e tij mujore të ryshfetit. Sipas denoncimeve, inspektori i biznesit VIP kërkon 10-50 mijë euro për çdo biznes VIP që ka në listë si kontrollor, pavarësisht se është denoncuar.

Duket se disa figura ‘gri’ në qeverinë socialiste i ka dhënë dorën e lirë Karapicit që të gjobisë bizneset dhe të ndaj me ta gjoba. Sakaq, paratë e ryshfetit i ka investuar në pasuri të paluajtshme.

Pra, Elton Karapici është kthyer pikërisht ai që paralajamëronte kryeministri Edi Rama: turpi i shtetit.

Pas në zgjedhjet e 11 majit, Edi Rama paralajmëroi ndryshime radikale në qeverisje, ndryshime të cilat reflektohen edhe me ndryshimin e linjave në tatime, dogana dhe çdo degët e nëndegë të qeverisjes. Ndërkaq, dy javë më parë është ndryshuar edhe drejtoreshave e tatimeve për biznesve VIP.

Në dijeni të veprimtarisë grabitqare të këtij inspektori, por edhe disa të tjerëve është vënë në dijeni edhe Ilir Binaj, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i njohur si mik dhe ortak me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, në biznesin e hartimit të bilanceve të kompanive private e shtetërore.

/Shqip.com