Sport Ndërkombëtar

Kush është futbollisti më i paguar në Amerikë?

Lorenzo Insigne

Amerika është bërë destenacion i shumë futbollistëve nga Evropa – të cilët janë në përfundim të karrierës.

Por, ka të tillë që po garojnë në këtë ligë – edhe në vitet e arta të karrierës.

Lorenco Insigne ishte kapiten i Napolit dhe njëri ndër sulmuesit më të mirë në Serie A, Lorenzo Insigne nuk mendoi dy herë kur një ofertë nga Toronto i erdhi.

Ama, ai është futbollisti më i paguar në elitën e futbollit amerikan, e njohur ndryshe si “MLS”.

Sulmuesi italian u bashkua me Toronton për të arkëtuar 11-të milionë euro në vit.

Plotë shtatë milionë e gjysmë më shumë se – sa fitonte me napoletanët.

Insigne – duket që do t’i mbushë xhepat me skuadrën e re, ani pse niveli i futbollit është larg nga top pesë ligat evropiane

Në vendin e dytë është Xherdan Shaqiri, me 6.94 milionë euro neto – që mund të shkojnë deri në 7.75 me bonuse.

Teksa në pozitën e tretë gjendet Javier Chicharito Hernandez – që fiton 5.71 milionë euro në sezon. /Shqip.com