Art Jetese

Kush është Diellza, vajza qe Gjesti përmend brenda shtëpisë së Big Brother Vip?

Një deklaratë e Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother Vip ka bërë lëmsh gjithë rrjetin. Teksa qëndronte në dhomën e grimit, Gjesti është dëgjuar të përmendi emrin e një vajze të quajtur Diellza.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të fillojnë aludimet se kush është kjo vajzë, të cilës Gjesti i thotë “më prit se të mbaroj disa punë e do vi ta dridhi”, një nga shprehjet tipike të Gjestit brenda shtëpisë.

Disa mendojnë se Diellza është vajza e cila kujdeset për lukun e gjestit.

Disa të tjerë mendojnë se është ish e dashura me të cilën ka pasur një histori dashurie 5 vjeçare.

Disa mendojnë se ai i referohet Xhenetës, e shumë të tjerë mendojnë se kjo është thjesht një lojë e gjestit për të bërë lëmsh publikun.

E megjithatë ka edhe nga ata që mendojnë se nëse kjo është e vërtetë që ai ka dikë në krah jashtë shtëpisë, duhet të dalin që të mos luajnë me ndjenjat e Eglit.

Do e nxjerr vëllai i madh apo jo këtë video? Kjo mbetet për tu parë…

/Shqip.com