Rozë

Kush është banori i parë i “BBV3”?

Ende nuk i ka ikur “shija” e “Big Brother Vip 2”, që pat shumë interesim nga qytetarët, e përgatitjet kanë nisur për sezonin e tretë.

E teksa na ndajnë pak muaj nga startimi i saj, po përfliten edhe emrat që mund të bëhen pjesë e saj.

Mirëpo, një ish-banor i sezoneve të para, gazetari Adi Pojana, ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në “BBV3”.

Gazetari, Adi Pojana

Teksa ishte i ftuar ditën në “Se luan topi”, ai u shpreh se me shumë dëshirë do merrte pjesë në sezonin e ardhshëm.

“Po, patjetër. Nëse do kem besim te ajo që do ky Big Brother, patjetër. Do tentoj të jem dikush tjetër”, tha Adi.

/Shqip.com