“Kush do ta besonte se gjithë këto vuajtje i kaloi një vajzë e vogël?”

Ditari i Anne Frank, mbetet ndër dëshmitarët kryesorë të ngjarjeve gjatë Holokaustit.
Anne ishte një adoleshente hebreje e cila gjatë Holokaustit kishte shkruar përvojat e saj në veprën e njohur ‘Ditari i Anne Frank’.
Gjatë dy viteve që Frank kaloi duke u fshehur nga nazistët me familjen e saj në Aneksin Sekret në Amsterdam, ajo shkruajti shënime të gjera ditore në ditarin e saj për të kaluar kohën.
“Unë kam arritur në pikën ku nuk më intereson nëse jetoj apo vdes,” shkroi ajo më 3 shkurt 1944.
“Bota do të vazhdojë të kthehet pa mua dhe unë nuk mund të bëj asgjë për të ndryshuar ngjarjet gjithsesi”.
Anne, kishte shkruar pothuajse çdo përjetim të sajin në ditarin personal të saj, duke u shprehur se kjo i bëntte mirë, i largonte të gjitha shqetësimet që i kishte.
Anne, përshkroi ngjarjet e Holokaustit si shkatërrim të botës, vuajtjet e njerëzve, por në mesin e gjithë atyre “trazirave”, Anne, kishte shkruar “Megjithatë, kur shikoj lart në qiell, ndiej disi se gjithçka do të ndryshojë për mirë, se edhe kjo mizori do të marrë fund, se paqja dhe qetësia do të kthehen edhe një herë”.

“Është krejtësisht e pamundur për mua të ndërtoj jetën time mbi një themel të kaosit, vuajtjes dhe vdekjes,” shkroi ajo më 15 korrik 1944. “Unë shoh botën duke u shndërruar ngadalë në një shkretëtirë; unë dëgjoj bubullimat që afrohen, një ditë , do të na shkatërrojë gjithashtu. Unë ndiej vuajtjet e miliona njerëzve”.
Më poshtë mund të lexoni edhe disa shprehje nga Anne Frank
“Thellë në vetvete, të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit”.
“Pse disa njerëz duhet të vdesin urie, përderisa ne viset tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë ashtu të çmendur”.
“Nuk dua të jetoj kot, si shumica e njerëzve. Dua të jem e dobishme dhe t’u sjellë kënaqësi të gjithë njerëzve, madje edhe atyre të cilët kurrë nuk i kam njohur. Dua të vazhdoj të jetoj edhe pas vdekjes”.
“Të gjithë jetojmë me objektivin për të qenë të lumtur; jetët tona janë të ndryshme dhe njëkohësisht, kaq të njëjta”.
“Kush do ta besonte se gjithë këto vuajtje i kaloi një vajzë e vogël?”
“Kushdo që nuk e di, duhet ta mësojë dhe ta fitojë me eksperiencë përfundimin se ‘një ndërgjegje e qetë e bën dikë të fortë’”.
“Unë thjesht nuk mund t’i ngre shpresat e mia mbi konfuzionin, mjerimin dhe vdekjen. Mendoj se paqja dhe qetësia do të kthehen sërish”.
“Çdokush ka brenda vetes diçka të mirë. Gjëja e mirë është se ti nuk e di se sa i madh mund të jesh, sa shumë mund të duash, çfarë mund të arrish dhe cili është potenciali yt”.