Kusari-Lila: S’ka mosmarrëveshje brenda VV-së

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se javët e ardhshme do të shtohet intensiteti i punës së Kuvendit përkundër faktit se a merr apo nuk merr pjesë opozita në votim.
Ajo ka shpjeguar edhe arsyen e mosmbajtjes së seancave për gati tri javë, si dhe për akuzat e opozitës se brenda partisë në pushtet ka mosmarrëveshje, ku sipas saj, ato konstatime nuk qëndrojnë.
Kusari-Lila i ka demantuar parashikimet e partive opozitare, sipas të cilave brenda VV-së ka mosmarrëveshje dhe se së shpejti mund të ketë zgjedhje, sipas saj, këto parashikime opozita i ka pasur qysh nga fillimi i mandati të Qeverisë Kurti.
Ajo shtoi se çdo gjë brenda Grupit Parlamentar të VV-së është publike, e që sipas saj, si grup janë shumë transparent dhe se nuk kanë mbajtur asgjë të fshehur që nga fillimi i qeverisjes.
/Shqip.com