Kusari-Lila: Prioritet për Kurtin në dialog është çështja e të pagjeturve
Tema e të pagjeturve është prioritet i Qeverisë Kurti në dialogun me Serbinë, ka thënë shefja e Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo nuk ka pranuar të flas për agjendën e kryeministrit Albin Kurti, i cili po qëndron në Bruksel ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Për agjendën e kryeministrit Albin Kurtit, është mirë të drejtohet në zyrën e kryeministrit”.
Ajo ka folur edhe për zhurmën e krijuar në seancë në momentin kur po fliste deputeti Behgjet Pacolli, dukë thënë se s’kishte personale asgjë me të, por “thjesht ishin replika për temat që po diskutoheshin”.
“Sa i përket deputetit Pacolli ai e mori fjalën në fund të një debati prej dy orësh, dhe diskutimi i tij filloi të rrëshqas në një temë tjetër dhe ndoshta mungesa e tij ka shkaktuar një pritshmëri tjetër në raport me një temë tjetër”./Shqip.com