Kusari-Lila për ndalesën e shamisë në një shkollë në Gjakovë: Veprim i tepruar dhe i nxitur

Ditë më parë në një shkollë në Komunën e Gjakovës, u vendos një shenjë ndaluese ku në bazë të shenjës thuhej se bartja e shamisë nuk është e lejuar brenda objektit të shkollës.
Lidhur më këtë në opinion kosovar pati shumë reagime.
Edhe Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila ka folur rreth kësaj çështje.
Kusari ka thënë së ai veprim ka qenë i tepruar dhe i nxitur.
“Ishte një situatë që mund të evitohej, vendosja e shenjës për ndalimin e shamisë në shkollë në radhë me mjetet tjera të palejueshme të përdorura në shkollë ka qenë një veprim i tepruar dhe i nxitur” ka thënë Kusari-Lila.
Ajo po ashtu ka shtuar se kjo është nën kompetencën e Ministrisë së Arsimit.
“Kompetencë në këtë udhëzim administrativ e ka Ministria e Arsimit dhe prej Ministrisë së Arsimit buron sepse është legjislacion sekondar, prandaj në shqyrtime të mirëfillta do të ketë trajtimin adekuat dhe serioz” është shprehur Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që ditën e enjte të mbahet seanca e radhës e Kuvendit./Shqip.com