Lajme

Kusari: Borrelli ka dal tërësisht në anën e Serbisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimzoa Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur lidhur me takimin e së hënes midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kusari-Lilës në këtë takim përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Josep Borrel ka dal tërësisht në anën e shtetit të Serbisë.

“Borrell në mënyrën se si është prezantuar ka dalë tërësisht në anën e Serbisë, duke e lënën Kosovë, apo duke e përdorur një gjuhë, që është e para denigruese dhe e dyta tepër shumë patronizuese, edhe pse e di që dikush mund të thotë kush është Kosova, Kosova ka nevojë për Bashkimin Evropian. Po, është e vërtetë, Kosova ka nevojë për procesin e integrimit, ka nevojë për ndihmë, por Kosova nuk ka nevojë për mënyrën dhe trajtimin nënçmues dhe përçmues të përfaqësuesit të lartë të BE-së me politikën që e përfaqëson”, ka thënë Kusari në Klan Kosova.

Më tutje Kusari-Lila ka thënë se nëse s’ka marrëveshje për targat, fillon faza e gjobitjes.

Sonte në Bruksel po takohen përfaqësuesi i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë , Petar Petkoviç për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave.

/Shqip.com