Sport Shqiptar

Kurtulus: Suedinë dhe Kosovën i kam afër zemrës

Mbrojtësi i Hammarby, Edvin Kurtulus, refuzoi ftesën e Kombëtares së Kosovës, për të përfaqësuar Suedinë.

Dokumentet e nevojshme për ndryshimin e kombëtareve janë dërguar në FIFA dhe tashmë Edvini dhe drejtuesit e kombëtares suedeze janë në pritje të vendimit zyrtar.

Kurtulus ka përfaqësuar rregullisht Kosovën në kontekstin U21, por ai ka vendosur ta ndërroj kombëtaren.

Mbrojtësi ka thënë se pavarësisht zgjedhjes së tij, Suedinë dhe Kosovën i kam afër zemrës.

“Jam shumë krenar që Kosova më dëshiron në kombëtaren e saj A, por përzgjedhja më paraqet një zgjedhje që duhet të bëj. Unë kam nderin të dua dy vende, por kam edhe përgjegjësinë, të marr një vendim që do të ndihet thellë. Për mua edhe Suedia edhe Kosova janë për zemër. Meqenëse kam lindur, rritur dhe rritur në Suedi, më duket shumë e drejtë që është Suedia që dua të përfaqësoj”, tha ai për faqen zyrtare të Hammarbyt.

Zgjedhjen e tij e ka komentuar edhe trajneri i Kosovës, Alain Giresse, i cili ka thënë që është i zhgënjyer nga vendimi i lojtarit.

“Jam i zhgënjyer, por s’mund të shkoj në Suedi dhe ta thërras atë. Fakti që ne e kemi ftuar të luajë për Kosovën nuk do të thotë se do të kishte minutazh. I kam bisedat, ai ishte i kënaqur për vendimin që e ka marrë për të luajtur me ne. Por, në fund, vendimi iu takon lojtarëve”, deklaroi Giresse në konferencë për shtyp.

Kurtulus është mbrojtës dhe kishte bartut shiritin e kapitenit te Kosova U-21./Shqip.com