Kurtit nuk i është refuzuar viza, udhëton së shpejti për në SHBA
Publikuar:
(03.11.2021 21:50:58)

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk i është refuzuar viza amerikane, përcjell Shqip.com.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duke demantuar lajmet se kryeministrit i është refuzuar viza.
Ai bëri të ditur se së shpejti, Kurti do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se vizita është duke u planifikuar.
”Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu./SHQIP.com