Lajme

Kurti zhvillon takim me zëvendëspresidentin e Zvicrës, ofrohet mbështetje e fuqishëm për aplikimin e Kosovës në KE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,  po qëndron për vizitë në shtetin e Zvicrës.

Gjatë qëndrimit në Zvicës, Kurti ka takuar  zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset, gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.

Po ashtu sipas njoftimit gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta miqësore dhe lidhjet e ngushta njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Ndërsa Zëvendëspresidenti Berset tha se Republika e Kosovës është shtet prioritet për Konfederatën Zvicerane.

Po ashtu u theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për interesat dhe çështjet e përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës dhe stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor. U vlerësua angazhimi prej shumë vitesh i Zvicrës në arritjen e këtyre objektivave, që reflektohet edhe në programet e bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes.

Zëvendëspresidenti Berset konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për aplikimin zyrtar të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, në një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha evropiane, që qytetarëve të Kosovës do t’u mundësojë të përdorin mekanizmat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut./Shqip.com