Lajme

Kurti vazhdon qëndrimin në Zvicër, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në shtetin e Zvicrës.

Sot gjatë ditës, Kurti pritet të marr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Në këtë forum Kurti pritet që të zhvillojë takime me liderë politikë si dhe me përfaques të kompanive.

Po ashtu pos takimeve me liderë politikë dhe përfaques të kompanive, gjatë vizitës në shtetin e Zvicrës, Kurti pritet të takohet edhe me shqiptarët që jetojnë në Zvicër.

Kurti viziton Zvicrën pas dy jave qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u takua me shumë kompani, senatorë dhe kongresistë amerikan.

Qëndrimi i tij në Amerikë u kritikua shumë nga opozita në Kosovë./Shqip.com