Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, shkak Samiti i BERZH-it
Publikuar:
(23.02.2024 22:25:17)

Zyra për Media e kryeministrisë ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuara bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Ata do të marrin pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin perëndimor nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, ka njoftuar ZKM.
/Shqip.com