Kurti udhëton për në Athinë, pjesë e darkës me liderët e Ballkanit Perëndimor
Publikuar:
(21.08.2023 13:37:33)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Athinë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Kurti do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.
Po ashtu, gjatë qëndrimit atje ai do të zhvillojë edhe disa takime.
/Shqip.com