Kurti udhëton në Gjermani, publikohet agjenda e takimeve
Publikuar:
(08.12.2023 18:51:16)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku kanë udhëtuar sot drejt Berlinit të Gjermanisë.
Atje kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.
Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës në Gjermani.
/Shqip.com